Elbasan / Ja çfarë ka ndodhur gjatë dy ditëve

0
3

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin M. T., 38 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori ku shpallën në kërkim shtetasit A. M., 40 vjeç, K. K., 37 vjeç. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me send të fortë, shkop bejsbolli, shtetasin L. A., 44 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, gjatë konfliktit, këta shtetas dyshohet se i kanë dëmtuar automjetin 44-vjeçarit. Vijon puna për kapjen e shtetasve A. M., dhe K. K..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 28 vjeç, me precedent penal për vjedhje, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet një armë zjarri trofe, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Xh., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit F. V., 19 vjeç dhe A. G., 27 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

-Më datë 14.03.2025, ka kallëzuar në polici shtetasi B. M., 67 vjeç, se në fshatin Paulesh, në banesën e djalit të tij që 67-vjeçari e ka në ruajtje, dyshohet se i kanë vjedhur disa pajisje shtëpiake. Po punohet për identifikimin dhe kapjen autorit/ëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.