Elbasan/ Ja çfarë ka ndodhur gjatë natës

0
2

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Q. D., 30 vjeç, pasi në aksin rrugor “Mollas-Gostimë”, automjeti që ai drejtonte ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pjesën e jashtme të lokalit të shtetasit R. Ç.. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në lokal, si dhe janë dëmtuar lehtë 2 shtetase që ndodheshin në këto ambiente. Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi Q. D., dhe pasagjeri në automjetin e tij shtetasi G. Z., 21 vjeç, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. R., 39 vjeç dhe G. J., 44 vjeç, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin në ambientet e një lokali në Cërrik, duke dëmtuar disa orendi të lokalit;
-A. H., 53 vjeç dhe A. T., 54 vjeç, pasi dyshohet se janë konfliktuar me grushte me njëri-tjetrin në ambientet e një lokali në Belsh, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.