Një 46-vjeçar banues në Elbasan është arrestuar nga policia pasi ka kërcënuar me thikë gruan dhe vajzën e tij!
Elbasan
Kanosi me mjet të mprehtë dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, vihet në pranga 46-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:
D.A., 46 vjeç, banues në Elbasan, pasi në banesë ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndajë bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhunë në familje”./elbasaniflash. al