Elbasan /Kisha 500 vjeçare e Shelcanit drejtë rrënimit

0
407
ELBASAN /KISHA 500 VJEÇARE E SHELCANIT DREJTË RRËNIMIT

Kisha Shën Kollit në fshatin Shelcan të bashkisë së Elbasanit është objekt i trashëgimisë kulturore të kategorisë së parë, por për institucionet duket sikur ajo nuk ekziston.

Për fat të keq gjithçka është duke u rrënuar. Dy vite më parë prej Institutit të Monumenteve të Kulturës u premtua se do të  ndërhyhej për rikonstruksionin e por gjithçka ka mbetur në heshtje

At Pal Qosja, prifti i kësaj kishe shprehet se kërkesat kanë qenë të shumta por kanë marrë si përgjigje heshtjen.

At Pal Qosja: Dy vite ne kemi bërë rreth 5 intervista për këtë punë. Nuk është bërë asnjë ndërhyrje.

Për shkak të mbrojtjes si monument kulture vetë kisha nuk mund te ndërhyje në rikonstruksionin e saj.

Të keqardhur banorët e kësaj zone shprehen se kisha mbart vlera të medha si shpirtërore dhe kulturore.

“Ka vlera të madhe fetare pasi bëhen shumë ceremoni”.

Kisha e Shën Kollit është ndërtuar në vitin 1554 dhe mbart një pasuri të paçmuar historike kulturore.

Edhe pse mund të shërbejë si një atraksion për turistët mungesa e investimeve duket dhe në infrastrukturën rrugore.

Elbasani Flash