Një tjetër objekt kulturor i është shtuar qytetit të Elbasanit dhe meritën për këtë e ka një 20-vjeçar.
Padre Nikolla Xhufka zbuloi këtë vend i cili ngjason me një kishë katakombe, e rrallë në llojin e saj pasi është e stilit të Jerusalemit, me këtë vend ai u njoh disa vite më parë .
Ai tregon se në këtë vend që dikur ka qenë një punishte druri e gjyshit të tij besimtarët orthodoks praktikuan besimin e tyre për vite me radhë në kohera të ndryshme që nga luftërat e deri në diktaturë.
E veçanta e ketij vendi të kthyer tanimë në një kishez që padre Nikolla i ka vendosur emrin “Kisheza e Shën Kozmait” është se ajo ndodhet në lagjen Kala të Elbasanit dhe e ndertuar mbi rrenojat e vjetra të murit të kalasë.
Padre Nikolla tregon në këtë kishë katakomb ndodhen disa objekre shumë të rëndësishme për besimtarët siç janë lipsani i Shën Joan Vladimirit, enët e shenjta, altari i meshes , ungjilli, ikonat etj.
Përsa i përket ekspozimit të saj dhe për ta bërë të vizitueshme nga njerzit Padre Nikolla thotë se ende nuk ka një projekt konkret pasi kisha është e nëndheshme dhe shumë e vogël.
ELBASANIFLASH.AL