Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqes së tyre, kanë goditur 1 rast të kontrabandës së mallrave.
Për këtë rast u arrestua në fragrancë shtetasi G. L., 49 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale ”Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, ”Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur qindra litra naftë e dyshuar e kontrabanduar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.