Zbulohet se një nga të infektuarit në qytetin e Elbasanit sot është drejtoresha e kopshtit nr. 13. Pas bërjes së tamponit ajo është konfirmuar pozitiv me koronavirus ndërkohë që nga burim mësohet se gjithë stafi i këtij kopshti është karantinuar.
Nuk dihet ende se nga e ka marë infekeksionin drejtoresha e kopshtit por kjo ka rritur frikën tek prindërit e fëmijëve të cilët do të dërgojnë fëmijët në kopsht në datën 14. Në total gjatë ditës së sotme në Elbasan janë konfirmuar 5 raste pozitive me COVID-19. /Elbasaniflash.al