Konflikt fizik mes kandidatit për deputet në qarkun e Elbasanit Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca.
Përplasja ka ndodhur në një lokal në fshatin Labinot të Elbasanit, ndërsa vjen vetëm 4 ditë pas përplasjes në “Ditën e Verës” mes simptizantëve të PS dhe PD.

Burime për Ora News shprehen se, Luca ka kërcënuar me jetë kandidatin e Partisë Demokratike.
Për këtë arsye, Boçi ka paralajmëruar kallëzim për “kërcënim” ndaj biznesmenit.