ELBASAN/ KUJT I FRIKËSOHEN KËSHILLTARËT E PS QË NUK MARRIN PJESË NË MBLEDHJEN E KOMISIONIT HETIMOR?

0
118

Mbledhja e rradhës e komisionit hetimor admnistrativ për humbjen e jetës së punonjësit Eduard Balliu nuk u zhvillua as sot në kushtet normale pasi duke treguar papërgjegjshmëri mbi rëndësinë e çështjes antarët e komisionit, këshilltarët e PS dhe partisë së Gjelbër nuk janë paraqitur në mbledhje.

Edhe pse janë njoftuar në rrugë zyrtare dhe gjithashtu publikisht gjatë mbledhjes së parë nga ana e kryetarit të komisionit sërisht këshilltarët nuk u paraqitën.

Siç njoftoi një ditë më parë kryetari i komisionit Erion Murataj, ditën e sotme është bërë kërkesa zyrtarisht për zëvendësimin e nën kryetarit të komisionit Ilirian Sadiku pas refuzimit të këtij të fundit për të marrë pjesë.

 

Mbetet i çuditshëm fakti se përse këshilltarët e PS dhe partisë së Gjelbër nuk paraqiten në komisionin i cili është ngritur për të hetuar vdekjen e puntorit të bashkisë Elbasan?

Kujt i frikësohen këshilltarët që nuk paraqiten në mbledhje?

Nëse nga ana e drejtuesve të ASHPU janë zbatuar të gjitha procedurat për sigurimin Teknik të mjeteve dhe sigurimin e punonjësve përse nuk bëhen publike faktet përpara komisionit dhe ky hetim të mbyllet?

Vlen për tju rikujtuar të gjithë antarëve të këshillit bashkiak se marrja pjesë në komisionet në të cilat caktohen është detyrë e tyre pasi në fund të ditës paguhen për këtë gjë me taksat e qytetarëve elbasanas.

Mosmbledhja e komisioneve përbën shkelje ligjore si dhe thyen besimin e qytetarëve të cilët kanë votuar përfaqësuesit e këshillit bashkiak që të jenë zëri i tyre për çdo problematikë që ata kanë por kur antarët e këshillit të PS dhe PGJ nuk paraqiten as për të dhënën kontributin e tyre në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë ç’duhet të presin qytetarët më hallet e tyre të përditëshme?