Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi vijon me vizitat në klasa kolektive, ku ka dorëzuar tableta digjitale për nxënësit.
Tabletat janë shpërndarë në një shkollë 9-vjeçare në Shelcan, ku të pranishëm ishin kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, si dhe deputeti i qarkut, Arben Kamami.
“Sot, me Gledin dhe Arbenin u bëmë një surprizë nxënësve të klasave kolektive të shkollës 9-vjeçare ‘Jonuz Topuzi’ në Shelcan, Elbasan, duke u dhuruar tableta digjitale që të ndjekin mësimin edhe nëpërmjet platformës mësimore online Akademi.al nëse do të kenë nevojë”, shprehet ministrja Kushi.
Ajo shton se gjatë kësaj vizite është bashkëbiseduar me nxënësit dhe të pranishmit mbi ecurinë e deritanishme të procesit mësimor, si dhe mbi rëndësinë e mbajtjes së maskës, ruajtjes së distancës e kujdesit ndaj higjienës.
“Në këtë aspekt, jam e lumtur që edhe nxënësit e kësaj shkolle janë plotësisht të ndërgjegjshëm mbi respektimin e rregullave dhe rëndësinë e zbatimit të tyre në këtë kohë pandemie”, shprehet Kushi.atsh