Këto pamje tregojnë gjendjen e mjerueshme të lagjes “Mëhalla e vogël” në bashkinë e Elbasanit.
Kjo gjendje tregon se prej vitesh këtu nuk është vënë dorë.
Kur bie e shi e disa ditë më pas, lagjia thuajse është nën ujë.
Lëvizja është e mundimshme.
“30 vjet e ca që jam këtu. Asnjë nuk vë dorë. Fëmijët shkojnë në shkollë me çizme”
“Gjithë balta na vjen në shtëpi”, shprehen banorët.
Banorët thonë investimet aty mungojnë.
“Asnjëherë nuk është investuar këtu”
“Kanë mbi 20 vite që thonë se do t’i rregullojnë, do t’i rregullojnë dhe asgjë, vijnë vetëm kur janë votimet”, shprehen banorët.
Për shkak të mungesë së infrastrukturës dhe ndriçimit thonë se kanë frikë të dalin nga shtëpia sa perëndon dielli.
“Mes gropave në errësirë vjen tjetri dhe të ther”, shprehet banorja.
Veç problemeve me infrastrukturën, po ashtu banorë jetojnë të rrethuar nga plehrat pasi ato gjenden në çdo cep të këtyre rrugicave.
Ora news