Rrugë të prishura, pluhur dhe plehra. Është kjo pamja që ofrohen lagjja “Banesa” në bashkine e Elbasanit.Është një lagjje e vjetër dhe kjo dëshmohet edhe nga fasadat e pallateve të cilët janë të njejtë më atë të para 30 viteve.
Banorët shprehen se prej shumë vitesh në këtë lagjje nuk është vënë dorë edhe pse kerkesat ndaj bashkisë së Elbasanit kanë qenë të vazhdueshme sidomos per sistemimin e rrugëve. Po ashtu lagjjes I mungon ndriçimi dhe përsa I përket këndeve të lojrave apo ambienetve relaksuese as që bëhet fjalë.
Ndërsa për një pjesë tjetër të banorëve është e turpshme që të jetohet në këto kushte ku mungojnë edhe investimet me minimale.
Siç duket edhe nga pamjet dhe siguruara nga Elbasaniflash.al gjendja lë për të dëshiruar.
/ elbasaniflash.al