Elbasan: Lagjja ku kalohet vetëm me çizme, banorët e indinjuar: Mos hajdeni për vota

0
199

Mijëra banorë në lagjen Skënderbej në Elbasan vuajnë mungesën e infrastructures.

Që në tetor, ata thonë se detyrohen të veshin çizmet për të kaluar rrugën të cilën pjesën me të madhe të vitit e mbulon uji.

Dhe në një rrugicë ku vështirë se kalojnë këmbësorët për mjetet është thuajse e pamundur.

Banorët thonë se për pasojë të mungesës së rrugës thonë se nuk u shkon as ambulanca në rast nevoje.

Ndërkohë mbetjet urbane kanë mbuluar një pjesë të mirë të zonës.

Thonë se në këtë pjesë të Elbasanit nuk është vënë dorë seriozisht prej gati 20 vitesh Ndërhyrjet e vetme i mbajnë mend në kohë fushate.

Banorët nënshkruan një peticion drejtuar bashkisë ku i kërkuan ndërhyrje, por në njësinë vendore thonë se ende nuk kanë një projekt për këtë zonë.