Lluca mbizotëron në rrugicat e lagjes “Beqir Dardha” në Elbasan edhe në ditët pa reshje shiu, pasi Bashkia sipas banorëve i ka lënë në kuptimin e plotë të fjalës mes baltës! Zona, jo më shumë se 1 km nga qendra e qytetit ka probleme të mëdha në infrastrukturë.
Këto pamje vijnë nga lagjja “Beqir Dardha” në Elbasan.
Balta e gropat me ujë në rrugë i gjen në çdo stinë të vitit.
Është vetëm 1 km nga qendra e qytetit, por nuk ka marrë kurrë investime sipas banorëve.
“Kemi bërë mbledhje dhe na kanë thënë do ta bëjmë.”
Premtimet elektorale nga ana tjetër kanë qenë të shumta.
Por pas votimeve, banorët thonë se janë harruar.
“Patëm premtuar për rrugën, por nuk kanë bërë. Na thanë se do të vihen tuba, por nuk kanë bërë gjë.”
Banorët thonë se mungesa e pastrimit u ka shkaktuar pasoja shëndetësore.
“Shiko si jam barë nga reumatizma.”
Që fëmijët të luajnë këtu është e pamundur pasi veç papastërtisë ata rrezikohen edhe nga qentë endacakë që janë kthyer në kërcënim.
Edhe pse kanë vite që bëjnë kërkesa për ndërhyrje, banorët e lagjes “Beqir Dardha” thonë se Bashkia Elbasan e drejtuar nga Gledjan Llatja nuk ka marrë reaguar kurrë për të ndryshuar gjendjen.
Ora news