Elbasan/ Lufta kundër kanabisit ,zhvillohet mbledhja në prefekturë

0
288

Bashkia e Elbasanit, Gramshit dhe e Librazhdit mbeten 3 nga bashkitë me numrin më të lartë të rasteve te identifikuara me kanabis. Gjatë një takimi të zhvilluar në prefekturën e Elbasanit u bë bilanci I punës së një viti në luftën kundër kanabisit. Drejtori I policisë së Elbasanit Ardian Çipa tha se gjatë 2021 janë kryer 1328 kontrolle ku 91% e rasteve kane autor

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe drejtuesi I krimeve të rënda Tonin Vocaj I cili tha se kohët e fundit është vënë re tendenca e kultivimit te kanabisit në ambiente të mbyllura.

 

Nga ana e tij kryetari I bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të denoncuar rastet për të cilat kanë dijeni.

 

Gjatë mbledhjes u diskutua edhe mbi pengesat që has policia për të kryer operacione më efektive. Drejtuesit e policisë kërkuan bashkëpunimin e drejtorisë së pujeve OSHE dhe qytetarëve për të reduktuar këtë fenomen negative.