Elbasan/Informacion paraprak
Në fshatin Polis Vila, automjeti me drejtues shtetasin R. B., ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që udhëtonin në këtë automjet, të cilët po transportohen me ambulancë për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.automjeti pasi ka dalë jashtë rruge është rrokullisur dhjetëra metra dhe ka përfunduar në humnerë.Ndërkohë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e policisë rrugore, dy autoambulanca me staf mjekësor dhe një grup shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit.Paraprakisht thuhet se gjatë ecjes, automjeti i aksidentit është përplasur me një furgon dhe ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në humnerë. Personat që u aksidentuan janë banorë të Polisit të Librazhdit dhe sipas informacioneve paraprake kishin organizuar me një grup shokësh piknik për të kaluar fundjavën në Mal.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.