DVP Elbasan
Mashtruan në një exchange, duke këmbyer një shumë parash me kartëmonedha të falsifikuara, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetasit gjeorgjianë.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Elbasan, pas kallëzimit nga pronari i një exchange, se 2 shtetas e kishin mashtruar në exchange, duke këmbyer një shumë parash nga lekë në euro, me kartëmonedha të falsifikuara, kanë bërë të mundur identifikimin e 2 autorëve të rastit.
Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit gjeorgjianë L. R., 49 vjeç dhe L. P., 46 vjeç, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i monedhave”.
Këta 2 shtetas, më datë 01.06.2024, në subjektin exchange në pronësi të shtetasit A. A., kanë këmbyer 40 milionë lekë, në 40 000 euro, me kartëmonedha të falsifikuara.
Vijon puna për kapjen e këtyre 2 shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.