Elbasan / Mbeten në burg 2 nga 6 të shoqëruarit nga operacioni i RENEAS

0
161

Pas operacionit që skuadra elite e policise Renea zhvilloi në Peqin, pas marrjes në pyetje të 6 personave që u shoqëruan, materialet i’u referuan prokurorit të gatshëm i cili pasi u njoh me aktet nxorri dy urdhëra ndalimi për Albert dhe Seit Manahasa babë e bir, nën akuzën e “Armëmbajtjes pa leje”.

Ndërsa janë liruar  pjestarët e tjerë të familjes Kreshnik dhe Ymer  Manahasa. Gjithashtu është liruar nga komisariati edhe Artur Tosku, ndërsa Bujar Dervishi ishte liruar më herët. Kështu në burg ka mbetur babë e bir, pronarë të servisit të makinave ku u gjet një pistoletë TT poshtë një sebratori makine i cili ishte çmontuar.

Ndërsa një nga 6 të shoqëruarit që u lirua rreth orës 20.30 punonjës dhe i afërm i tyre. Bujar Dervishi në një intervistë pas lirimit tha se në servis është gjetur një armë, që është vendosur qëllimisht dhe se ata nuk kishin djeni se ndodhej aty. Dervishi  ka paralajmëruar se kushdo qoftë i fshehur pas kësaj ngjarje e ka bërë këtë veprim qëllimisht. Ai kërkoi që drejtësia të zbulojë të vërtetën.

Po burime për Abc News bëjnë me dije se aksioni ka lidhje me ngjarjet e fundit kriminale në lidhje me vrasjet e ndodhura në Elbasan dhe në Durrës./abcnews.al