Elbasan: Mjekët rekomandojnë dy vaksina

0
125

Numri i personave të prekur nga virozat stinore ka ardhur në rritje, ndaj si një masë paraprake për të shmangur komplikacionet e mundshme në shëndet, të premten, ka nisur në Elbasan, aplikimi i vaksinës kundër gripit.

Shefja e epidemiologjisë në Qendrën u Kujdesit Shëndetësor Parësor në Elbasan, Erleta Hila, rekomandon që vaksinën e gripit ta bëj çdo person që vuan nga sëmundje kronike, ndërsa vaksinimi do të fillojë me grupmoshën mbi 65-vjeç.

Erleta Hila: “Jemi në fazat shumë të mira për të bërë vaksinën, sepse pritet që situata e gripit dhe e covidit të rritet gjatë muajve të ardhshëm. Të mos hezitojë popullata, të shkojnë tek mjeku i familjes, të drejtohen atie, të mos rrezikojnë për testime”

Sa i takon situatës nga Covid-19, mjekja jep lajme të mira pasi aktualisht në Elbasan rezultojnë vetëm 3 persona të infektuar.

Erleta Hila:  “Muaji tetor ka shënuar muajin me incidence më të pakët, për gjatë gjithë periudhës pandemike. Deri tani rezultojnë vetëm 3 raste pozitiv,jemi në një shifër të pëlqyshme ,pavarësisht se qarkillojnë virozat stinore. Mund të themi që covidi nuk ka atë forcë që u paraqit omicron në korrik –gusht, apo muajin shtator diçka me pak”

Për të qenë të mbrojtur nga viruset, që janë aktualisht në qarkullim në vendin tone, mjekët këshillojnë bërjen e të dyja vaksinave.

Ora news