Elbasani është një qytet i cili ofron vetëm turizëm historiko-kulturor ndaj objektet kulturore janë të një rëndësie të veçantë por ajo që konstatohet me keqardhje është se mirëmbajtja e tyre le për te dëshiruar. Janë një sërë objektesh të cilët rrezikojnë degradimin apo edhe shembjen. Ajo e cila mbart me se shumti vlera kulturore në brendësi të saj është kalaja e qytetit e cila mban edhe numrin me te madh te objekteve kulturore, siç është kisha Shen Maria rreth 600 vjeçare, varri i Kostandin Kristoforidhit apo edhe shtepia e Aleksandër Xhuvanit, objekte te cilet i janë lënë harresës.
Edhe vetë qytetarët shprehen se ky vend historik nuk duhet lënë pas dore pasi është pjesë e historisë dhe përcjellë vlera kulturore tek të gjithë ata që vizitojnë qytetitin.
Për shkak se një pjesë e monumenteve kulturore janë të kategorisë së parë ato janë nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës dhe n vetë drejtuesve e këtyre objekteve nuk iu lejohet nderhyrja ne restaurim apo mirëmbajtje duke bërë që vitet që kalojne te rrezikojnë edhe me shumë ekzistencën e tyre.