Elbasan/ Moti i keq le pa energji elektrike disa fshatra, dy shtëpi rrezikuan përmbytjen

0
162
  • Ne qarkun Elbasan ka pasur reshje shiu te vazhdueshme qe prej oreve te para te mbremjes dhe kane qene me intensitet mesatar e te larte.
    Si pasoje kemi pasur 2 raste nderhyrjesh per normalizimin e situates. Tek ura e Shkumbinit ne aksin Elbasan-Cerrik nje biznes rrezikonte permbytjen dhe ne fshatin Mjekes Nj.A Shirgjan bashkia Elbasan nje banese rrezikonte futjen e ujit ne banese.
    Ne dy rastet eshte nderhyre nga punonjesit e ASHP dhe MZSH Elbasan. Situata eshte ne monitorim pasi reshjet vazhdojne.
    Akset rrugore jane te hapura per qarkullimin e mjeteve por gjate nates ka pasur prani inertesh ne aksin Elbasan-Q.Thane, Elbasan-Gjinar, Gramsh-Moglice te cilat jane pastruar nga firmat kontraktuese.
    Ne furnizimin me energji elektrike kemi disa nderprerje per shkak te defekteve ne Nj.A Rrajce bashkia Prrenjas, Nj.A Sterbleve bashkia Librazhd, Nj.A Mollas bashkia Cerrik, Nj.A Shushice bashkia Elbasan. Ne terren jane punonjesit e OSHE te cilet po punojne per riparimin e defekteve.
    Nuk paraqesin problem prurjet e lumenjeve e te perrenjve.