Elbasan/ Moti i keq shkakton probleme

0
218

Ne qarkun Elbasan gjate 24 oreve te fundit kemi pasur reshje shiu me intensitet te ulet dhe mesatar. Ne aksin rrugor nacional Elbasan-Q.Thane ne Pishkash dhe tek Kthesa e Murrashit ka pasur renie inertesh gjate nates.

Jane marre masat nga firmat kontraktuese dhe eshte normalizuar situata. Qarkullimi nuk eshte nderprere, dhe vazhdon normalisht.

Gjithashtu edhe ne aksin rrugor Gramsh-Moglice ne vendin e quajtur Bratile ka pasur renie te inerteve te cilat me nderhyrjen e firmes kontraktuese jane pastruar.
Nuk kemi probleme ne furnizimin me energji elektrike.
Jane porositur strukturat e emergjencave ne bashki dhe deget territoriale te jene ne gadishmeri per ndonje situate qe mund te vi nga situata e motit keto dite./Elbasani flash