Elbasan/Motorët elektrik rrezik për fëmijët (Video)

0
213

Kohët e fundit si një mënyrë për t’u argëtuar dhe për të kaluar kohën e lirë,  fëmijët  dhe adoleshentët janë duke përdorur disa lloje motorrësh të cilët njihen si elektrikë. Këta motorë po njohin përdorim të gjërë nga të gjithë grupmoshat në Elbasan por ajo që është problem është fakti se këta motorë I jepen edhe fëmijëve të vegjël të cilët pa asnjë kujdestar,asnjë manual përdorimi  apo dikë që t’i shoqërojë lëvizin me to në qytet duke shkaktuar jo pak herë incidente që së pari lënë ata të lënduar.

Të rinjt shprehen se ata lejohen që për një orë të shëtisin ku të duan pa asnjë udhëzim nga të rritur apo profesionistë edhe pse për të bërë një xhiro me këta motorë për një orë kushton 800 lekë.

Pa pasur asnjë dijeni mbi rregullat e qarkullimit rrugor fëmijët dalin në rrugë automobilistike duke u kthyer në rrezik serioz për drejtuesit e makinave dhe po ashtu duke rrezikuar shëndetin e tyre . Disa të rinj janë informuar mbi rreziqet e përdorimit të këtyre motorëve ndaj preferojnë të mos rrezikojnë.

Edhe pse incidentet me këto mjete nuk kanë munguar fatmirësisht nuk janë raportuar persona të aksidentuar rëndë .

Mbikqyrja e këtyre mjeteve të paktën për sa kohë ato lëvizin në rrugë automobilistike duhet të jetë edhe në vëmendjen e Drejtorisë së Policisë të cilët deri më tani nuk duken “të shqetësuar”. /Elbasaniflash.al