Gjatë orëve të fundit në qarkun e Elbasanit nuk ka patur reshje shiu por reshje dëbore në zonat malore. Kryesisht borë ka rënë në njësinë administrative Gjinar dhe Funar në bashkine e Elbasanit.
Po ashtu reshje bore ka patur në Stebleve në bashkine Librazhd dhe ne Rrajce të Prrenjasit. Keshillohet levizja me zinxhirë në aksin rrugor Librazhd-Stebleve dhe Derstile – Gjinar . Niveli i ujit në lumin Shkumbin dhe perrenjt e qarkut është ulur. Vijojnë problemet me energjinë elektrike në njësinë Polis, Steblevë, Zavalinë dhe Grabove. Edhe sot 4 shkolla në Kukur në bashkine e Gramshit qëndrojnë të mbyllura./Elbasani flash