Elbasan/ Ndërtoi pa leje si dhe dhunoi policin e policisë bashkiake! Arrestohet nga policia

0
756

Në të njëjtën ditë kur në bregdet nis aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje, policia është vënë në lëvizje në të gjithë vendin.

Bëhet fjalë për Elbasanin ku një 44-vjeçar është arrestuar pasi u konstatua duke kryer ndërtime pa leje në fshatin Bradashesh dhe në momentin e ndërhyrjes së policisë bashkiake, ka ushtruar dhunë ndaj njërit prej tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin: S. Ll., 44 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, pasi është konstatuar duke kryer ndërtim pa leje e organeve përkatëse. Gjithashtu ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të Policisë Bashkiake Elbasan, shtetasit P. Gj.     

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme”, njofton policia