Elbasan/ Ndërtuan pa leje në zonën turistike të Gjinarit dhe në Peqin, procedohen penalisht 5 shtetas.

0
458
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë penale në fushën e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe në zonat e mbrojtura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasit: -E. J., Sh. L., V. M. dhe M. D., banues në Elbasan, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar një objekt, pa leje, në zonën turistike të Gjinarit; -Sh. K., banues në Peqin, pasi ka ndërtuar pa leje, në banesën e tij.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”./Elbasani flash