Teksa na ndajne edhe pak ditë nga festat e fundvitit tashme ka filluar të reflektohet rritja e çmimeve ne tregun agro ushqimor në Elbasan. Qytetarët thonë se çmimet janë të papërballueshme, ndërsa thonë se këtë vit do të blejnë më pak.
Qytetarët të cilet kanë dalë të bëjnë blerje gjatë kësaj fundjave janë përballur me një rritje të çmimeve.
Thonë se janë të papërballueshme.Kanë filluar të rriten dhe sa do të rriten. Eshtë rritur qumështi jo më të tjerat” thonë qytetarët.
Pensionistët duket se e kanë më të vështirë.
“5 mijë lekë na dha shpërblim dhe pensioni më shkoi 18 mijë lekë. Çfarë të bëj me ta’
Situata duket jo e mire edhe për tregëtarët të cilët thonë se shitjet deri më tani kanë qenë shumë të ulta.
“Nuk ka lekë. kanë ngelur vetëm pleqtë që shpenzojnë nga 200 apo 500 lekë. Madje marrin edhe 20 lekë kripë”
Rritje të çmimeve kanë pësuar kryesisht produkte që përdoren për gatimet e nates festive duke përfshirë, gjalpin, vezën,mishin dhe ëmbëlsirat.
ora