Elbasan/ Nëna e tre fëmijëve vdes duke u hedhur nga kati i tretë. Fqinjët e shokuar: Dhunohej sistematikisht nga burri

0
281

Nëna e 3 fëmijëve, Fatbardha humbi jetën pasi ra nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Ngjarja u shënua rreth orës 13:00, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan.

Të shokuar banorët e pallatit tregojnë gruaja 52-vjeçare dhunohej sistematikisht nga bashkëshorti.

Nga verifikimet e para rezulton se kjo shtetase vuante nga depresioni informon policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.