9 Masa administrative, një pezullim aktiviteti për një biznes dhe mbi 621 inspektime vetëm gjatë muajit Qershor, është bilanci I deritanishëm nga inspektoriati shtetëror Shëndetësor dega Elbasan ndaj bizneseve që nuk kanë respektuar rregullat anti Covid.
Me rritjen e numrit të të infektuarve në qarkun e Elbasanit aktualisht janë intensifikuar kontrollet dhe në terren është duke vepruar “Task Forca” e cila po bën verifikimin e zbatimit të masave.
Sipas këtij inspektoriati vërehet një rritje e neglizhencës si nga ana e qytetarëve ashtu edhe ajo e institucioneve në zbatimin e masave kundër Covid-19.
Musai bën me dije se kontrolle të rrepta janë ushtruar edhe në qëndrat shëndetësore dhe po ashtu në të gjithë spitalet e qarkut. Edhe gjatë ditës së sotme Task Forca vijoi kontrollet në terren ku targeti ishin bizneset.
Elbasani Flash