Kur na ndajnë edhe pak ditë nga festat e fundvitit ka nisur rritja e cmimeve të produkteve ushqimore. Pavarësisht krizës ekonomike nga pandemia, Shqipëria vazhdon të shënojë rekorde të larta përsa i përket rritjes së çmimeve.
Siç ndodh rëndom në vendin tonë përpara ditëve festive çmimet e produkteve më bazikë pësojnë rritje .
Nga një vëzhgim I bërë në nga Elbasani Flash tregun e fruta perimeve në Elbasan produktet të cilat kanë nje rritje të lehtë janë ato të përditëshmet si domatet,specat kunguj etj.
Qytetarët shprehen të shqetësuar për këtë fakt pasi ata thonë se të ardhurat janë të pakta dhe mezi ai dalin ti mbulojnë të gjitha shpenzimet me rrogat apo pensionet që kanë.
Nga ana tjetër tregtarët shfajësohen duke thënë që çmimet janë rritur në tregjet e shumicës ku ata furnizohen.
INSTAT raporton se krahasuar me vendet e Europës vendi jonë renditet i pesti me rritjen më të madhe të çmimeve prej 2.2 për qind. /Elbasani Flash