Elbasan/ Nje person bie në pusete, kërkohet ndihma e zjarrëfikëses

0
223

Një person raportohet se ka rënë në pusete në afërsi të rrugës në fshatin Mirakë.

Paraprakisht behet me dije se personi nuk e ka parë puseten dhe ka rënë në rreth 4 metra lartësi.

Menjëherë është lajmëruar policia e cila ka kërkuar ndihmën e zjarrëfikëses së Librazhdit dhe Elbasanit.

Pas nxjerrjes është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë

Librazhd / Informacion paraprak

Më datë 23.10.2020, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Mirakë, shtetasja D.J., 40 vjeç, aksidentalisht ka rënë në një tumbin e cila ishte në anë të rrugës.

Me marrjen e njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikses kanë shkuar në vendngjarje ku ka ndihmuar dhe nxjerr shtetasen e cila është transportuar për në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Elbasani Flash