Një person është hedhur gjatë mbrëmjes nga kati i 7-të i një pallati dhe ka përfunduar mbi tarracën e një lokali. Kjo ka detyruar policinë dhe forcat e ndihmës mjekësore që të thyejnë xhamat e lokalit (fast food) per te mberritur tek i plagosuri. Lokali është në pronësi të shtetasit I. Zekthi.
Ende nuk dihet gjendja shendetesore e personit që ka ndërmarrë aktin ekstrem apo arsyet që e kanë çuar drejtë tij. /Elbasani flash