Elbasan/ Njëri dhunoi nënën tjetri rrahu gruan.Policia i vë prangat

0
2

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 35 vjeç, pasi drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 55 vjeç, pasi ka kanosur me fjalë punonjësit e një firme që po kryen punime për rindërtimin e një objekti, që të mos kryenin punime.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. M., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Vijon puna për kapjen e 37-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.