Elbasan/ Organizoi festë, gjobë pronarit të lokalit!

0
200

D.V.P Elbasan përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se ka marrë masën administrative gjobw  ndaj një pronari të një lokali I cili në kundërshtim me ligjin ka zhvilluar ceremoni festive në Elbasan.

Njoftimi I plotë I policisë :

Organizoi ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, ndëshkohet me masë administrative pronari i subjektit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme me qëllim monitorimin e zbatimit te masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar se në një lokal po organizohej cermoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ , duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit të subjektit , shtetasit A.H., masë administrative 1.000.000 lekë. Policia e Elbasanit apleon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese , me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./Elbasaniflash.al