Elbasan\ Orientoi gabim hetimet për vrasjen e Emiljano Ramazanit, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin ndaj ish efektivit Leonard Palushi

0
1606

Gjykata e Apelit të Posaccëm lë në fuqi vendimin ndaj ish efektivit Leonard Palushi, i akuzuar për korrupsion pasiv.

Leonard Palushi dënohet përfundimisht me 2.4 vite burg. SPAK akuzon ish shefin e krimeve në Elbasan Leonard Palushi se u korruptua nga Erion Alibej, për të manipuluar provat në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Arma me të cilën u vra Emiljano Ramazani u vendos qëllimisht në një servis në Peqin me qëllim përplasjen e dy grupeve kriminale që skishin lidhje me ngjarjen. Informacionin për drejtimin e gabuar të hetimeve dhe arrestimin e dy personave të pafajshëm e dha pikërisht komisar Palushi me porosi të Erion Alibej.

SPAK ka arritur të dokumentojë se shefi i vrasjeve kishte përfituar një automjet Mercedes-Benz nga Alibej duke e kamufluar në emër të një të afërmi të tij.

fax