Elbasan/ Panairi agro-ushqimor në Gjinar, banorët thirrje për investime në infarstukturë

0
166

Me qëllim fillimin e sezonit te ri turistik dhe promovimin e traditave dhe kulinarisë, në Gjinar u zhvillua nje panair agro-ushqimor.

Produktet tradicionale të zonës ishin ato që ia shtuan më shumë freskinë natyrës.

“Janë të gjitha tradita të fshatit, janë bio. Gatimet i kemi parë nga nënat tona, nga gjyshet dhe po i bëjmë dhe ne,” tha një nga pjesëmarrëset në panair.

Falë promovimit të bërë numri i turistëve eshte gjithnjë e në rritje, por investimet në infrastrukturë kanë ngecur në gropat e rrugës që të çon drejt fshatit.

“Rruga është një nga gjërat kryesore. Shteti duhet të ndërhyjë seriozisht,” thotë Ardjani, një banor i zonës.

Edhe pse është pjesë e projektit të 100 fshatrave, deri më tani në këtë vend nuk është kryer asnjë ndërhyrje edhe pse sipas administratorit plani është miratuar.

“Ka fluks turistësh. Është zonë që frekuentohet si në sezonin dimëror dhe atë veror,” thotë Irakli Toci, administrator i Gjinarit.

Gjinari konsiderohet si një nga pikat turistike më të bukura të Elbasanit, pasi orfon turizëm gjatë gjithë vitit, por mungesa e infrastrukturës po e dëmton shumë në afrimin e turistëve.