Elbasan / PD padit në prokurori drejtorin e ISHSH Elbasan

0
249

Partia Demokratike dega Elbasan ka ngritur një padi kundër drejtorit te Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror në Elbasan me pretendim se ai ka detyruar punonjësit e ISHSH të shpërndajnë formularin e mbledhjes së votave.

Në një njoftim për mediat PD Elbasan bën me dije :

“Ky është Formulari i mbledhjes së votave për Partinë Socialiste i shpërndarë nga Drejtori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Elbansan Blendi Musai, tek punonjësit nën varësinë e tij. Ky është krim dhe abuzim i rëndë me detyrën.

Partia Demokratike Elbasan dënon këtë akt kriminal të Blendi Musait dhe e garanton se do të përballet me forcën e ligjit, pa asnjë hezitim.

Gjatë ditës së sotme kemi përcjell të dhënat e plota për kallëzimin e tij në prokurori për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të Kodit Penal.

Partia Demokratik Elbasan garanton të gjithë punonjësit e administratës publike që nuk angazhohen në veprimtari politike dhe nuk bien pre e presionit të paligjshem, se asnjë akt shantazhi apo largimi nga puna për qëllime elektorale nuk do të njihet nga Qeveria e re e Partisë Demokratike e dalë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021”.

Ndërkohë kreu i PD Elbasan ka njoftuar një konferencë për shtyp ditën e nesërme!/elbasaniflash.al