Elbasan /Për herë të parë nuk zhvillohet hedhja e Kryqit në ujë

0
193

Pandemia ka ndryshuar ritet ne Elbasan duke bërë që të mos hidhet kryqi në ujë. Këtë 6 janar kanë munguar ceremonitë zyrtare .

Mitropoliti i Elbasanit Shpatit dhe Librazhdit Imzot Andoni njoftoi anulimin e cremonise se hedhjes se kryqit . Në këto kushte në kisha janë mbajtur vetëm meshat. Për të ruajtur traditën drejtuesi i kishës Shën Maria në lagjen “Kala” At Nikolla Marku, në mënyrë simbolike e hodhi kryqin në një enë me ujë, ndonese nuk u lejua kapja e tij per te respektuar keshtu kushtet antikovid. Ishin të shumtë ata besimtarë që kanë marrë nga uji i bekuar për ta dërguar në shtëpitë e tyre . Kjo është një traditë e cila simbolizonë pastërtinë dhe vazhdimësinë e jetës . Uji i bekuar sic njihet nga te gjithe eshte nje nga dhuratat me te bukura te zotit per ti dhene nje pjese te shenjte jetes tone te perditshme.Ai merret nga besimtaret per tu mbajtur ne shtepi dhe per tu perdorur ne shume menyra.