Elbasan/Perplasi “Golfin” me fugonin policia arreston drejtuesen e makinës

0
271

Policia e Elbasanit ka arrestuar drejtuesen e mjetit tip Volkswagen, e cilaa u përfshi mbrëmjen e djeshme në një aksident në aksin Elbasan-Bradashesh.

29-vjeçarja me iniciale Klaudia Shpata ishte në makinë me 36-vjeçarin Kledis Deda, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Sipas policisë, 29-vjeçarja akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Në aksident mbetën të plagosur edhe 5 pasagjerë të minubusit që vinte nga Korça me destinacion Tiranën, që të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë Elbasan:

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme ku në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, mjeti tip “Volkswagen”, që drejtohej nga shtetasja K.Sh., 29 vjeçe, banuese në Elbasan u përplas me mjetin minibuz me drejtues shtetasin A.K., 51 vjeç, banues në Tiranë dhe për pasojë ndëroi jetē pasagjeri i mjetit “Volkswagen”, shtetasi K.D., 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan si dhe u plagosën jashtë rrezikut për jetēn disa shtetas të cilët ishin pasagjerët të minibuzi, ju informojmë se:

Nē përfundim të veprimeve hetimore specialistët e qarkullimit rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasen K.Sh., 29 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale. Elbasani Flash