Elbasan/Përroi i Xibrakës del nga shtrati, përmbyt një segment të rrugës Librazhd-Elbasan

0
97

Reshjet e mëdha të shiut kanë sjellë problematika dhe në qarkun e Elbasanit.

Raportohet se përroi i Xibrakës ka prurje jashtëzakonisht të mëdha dhe ka dalë nga shtrati duke përmbytur një segment të rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan.

Ndërkohë edhe një përrua malor në Gjinar të Elbasanit ka dalë nga shtrati duke përmbytur një rrugë automobilistike.