DVP Elbasan
Policia Rrugore e Elbasanit, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 7 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjithashtu, janë pezulluar 27 leje drejtimi, nga të cilat: 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 6 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Janë vendosur 971 masa administrative, gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon: – 106 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; – 16 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; – 35 masa për përdorimin e aparatit celular; – 438 masa për parakalime të gabuara; – 73 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit; – 2 masa për tejkalim shpejtësie; – 3 masa për mungesë të siguracionit të mjetit; – 298 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor. Policia Rrugore e Elbasanit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm./Elbasani flash