Elbasan\ Prishi qetësinë gjate nates duke qarkulluar me makinë,gjobitet i riu

0
818

Prishi qetësinë publike, duke qarkulluar me automjetin, me shpejtësi, në qendër të banuar, procedohet në gjendje të lirë 25-vjeçari si edhe ndëshkohet me masë administrative me vlerë 40.000 lekë, bazuar në kodin rrugor.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në lidhje me një ankesë të bërë mbrëmjen e djeshme nga qytetarët, ankesë e shoqëruar edhe me video, në të cilën shfaqet një automjet që qarkullonte me shpejtësi në bulevardin “Qemal Stafa”, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë të automjetit sëbashku me drejtuesin shtetasin K. D.

Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit K. D., 25 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor u vendos masa administrative me vlerë 40.000 lekë, bazuar në nenin 139 të Kodit Rrugor. Automjeti u sekuestrua në cilesinë e provës materiale.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.