Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme, për dëmtimin e shtetasit R. M., gjatë punës në fabrikën e ferrokromit, bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të rastit, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:
F. I., 27 vjeç, me detyrë inxhinier i fabrikës, A. L., 58 vjeç, me detyrë inxhinier mekanik dhe M. H., 59 vjeç, me detyrë brigadier.
Shtetasi R. M. është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.