Qentë e rrugës në qytetin e Elbasanit janë shndërruar në një shqetësim serioz për qytetarët. Situata paraqitet më problematike në orët e vona të mbrëmjes, kur qentë shfrytëzojnë errësirën dhe rrugicat e lagjeve për të sulmuar.
Si pasojë nuk kanë munguar as qytetarët e lënduar, kryesisht fëmijët. Veçanërisht mëngjeset dhe mbrëmjet turma qensh lëvizin lirisht në të gjithë qytetin, përfshirë edhe qendrën e tij. Qytetarët shprehen se ndjehen të mjaft të rrezikuar. Ata kërkojnë ndërhyrjen e organeve kopetente dhe grumbullimin e tyre në qendra të posacme dhe më pas sterilizimin. Edhe pse rreth 2 vite më parë bashkia e Elbasanit njoftoi se është ngritur një qëndrër e cila do të strehojë kafshët endacake kjo nuk duket se po funksionon pasi çdo qytetarë I elbasanit mjafton të dali nga shtëpia për ta vërtetuar
Elbasaniflash.al