
Ne qarkun Elbasan kane vazhduar reshjet e shiut me intensitet te ulet e mesatar. Ka vazhduar renia e gureve dhe inerteve ne aksin Gramsh-Moglice te cilat jane eleminuar nga firma kontraktuese, dhe ka pasur renie te vazhdueshme te dherave ne Pishkash, te aksit Elbasan-Qafe dhe firma kontraktuese ka qene prezent dhe ka punuar gjate oreve te nates dhe eshte ne gadishmeri aktualisht.
Qarkullimi ne 2 akset nuk eshte nderprere. Furnizimi me energji elektrike nuk ka pasur nderprerje.
Niveli i lumenjve ne Shkumbin e Devoll vazhdon te jete i konsiderueshem por larg pikes se rrezikut. Niveli i perroit te Zaranikes ne bashkine Elbasan ka pesuar renie.
Edhe perrenjte e tjere dhe kanalet kulluese nuk paraqesin rrezik per permbytje. Strukturat e emergjencave civile ne bashkite e qarkut jane gadishmeri./Elbasani flash
