Elbasan / Rifillon transporti nderqytetas (VIDEO)

0
405

Edhe në Elbasan ka rifilluar transporti ndërqytetas këtë të mërkurë, pas më shumë se 3 muajsh pezullim. Të gjitha linjat kanë dalë sot në punë, qoftë ato jashtë qarkut, por edhe ato ndërmjet bashkive me masa dhe rregulla strikte të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë. Në ditën e parë u verejt një numër fare I ulët qytetarësh në stacione, ndoshta ende të painformuar për rinisjen e transportit ndërqytetas. Ndërkohë sa i takon shërbimit urban pritet që ky I fundit të nis nesër punë. Një nga pikat që dëmton më së shumti kompanitë e transportit është ajo e udhëtimit me 70% të kapacitetit . Administratorët theksuan se në këtë mënyrë e kanë të vështirë të mbulojnë kostot dhe të paguajnë punonjësit, ndaj kërkojnë kompesim nga qeveria.

Në linjën e udhëtimit Elbasan-Tiranë sot ndonëse mjetet ishin stacionuar, ishin të paktë qytetarët që udhëtuan. Me maska dhe doreza sikurse e kërkon rregullorja ata shprehen të lehtësuar me nisjen e transportit public.
Para nisjes dhe në përfundim të punës, shoferët bëjnë edhe dezinfektimin e autobusëve, duke përfshirë edhe bagazhet. Ndryshe nga qytetet e tjera ku shoqatat e transportit kanë protestuar në Elbasan nuk ka patur revolt, ndonëse Unioni I operatorëve të transportit public të Shqipërisë ka lajmëruar se do të ketë. Elbasaniflash.al