Elbasan/ Rritet ndjeshëm numri i të sëmurëve me diabet

0
148

Rastet e të diagnostikuar me diabet vitet e fundit janë rritur me 10% në qytetin e Elbasanit, në krahasim me vitet e shkuara. Rastet më të shumta janë diagnostikuar tek moshat më të medha, ndërsa te të rinjtë deri më tani situata qëndron e njëjtë.

Mjeku endokrinolog Shefqet Delialisi ka theksuar se urbanizimi dhe obeziteti ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e numrit të të prekurve nga diabeti, ai ndër të tjera ka theksuarqë më parë kanë qenë shifrat më të larta në qytete tani ka një përhapje  edhe në zonat rurale. Zanafilla e sëmundjes në të shumtën e rasteve e  është gjenetike,nëse arrihet të kapet në kohë mund të kurohet.

Një ndikim të lartë në shfaqjen e diabetit vitin e fundit ka pasur virusi Covid 19 ku shumica e të prekurve në moshë të tretë kanë ndërruar jete,ndërsa te tea ta që nuk ishte shfaqur ende u kthye në një sëmundje kronike. Ndër të tjera mjeku ka sugjeruar që testet e analizave për praninë e diabetit duhet të bëhen dy herë ne vit nga një person që janë më tëpredispozuarndajkësaj sëmundje dhe një herë në vit nga personat e shëndetshëm.