Elbasan “rruga e re” mbetet e vjetër, banorët: E shqyen dhe ikën

0
262

Emrin e mban “Rruga e re” por që e tillë nuk po bëhet.

Ky aks në Elbasan, nisi të rikonstruktohet në ditët e para të shkurtit, por që sot asnjë makineri nuk shihet duke punuar.

Sipas banorëve puna këtu mbeti përgjysmë, dhe zhavorri i hedhur në këtë rrugë vetëm e përkeqësoi situatën .

“Prish këtu, prish atje, po e arnojnë,” thotë një  banor.

“Po na shqetëson se tymi që është, rrobat i fusim brenda se nuk i merr dot,” thotë banorja.

“Po na shqetëson se tym i madh na hyn deri në pallat,” thotë një tjetër.

Thonë se e kanë të vështirë të hapin dritaret pasi pluhuri i shkaktuar nga mbetjet e inerteve të lëna në rrugë u futet në shtëpi.

“Nuk është hedhur zhavorri këtu, është gërryer me makinë edhe po bën 2 javë që kjo ka ngelur kështu dhe ne po hamë pluhur në gjellë, pale tymi që na hyn në shtëpi, po e lyejmë disa herë. Batanijen e krevatit duhet ta shkundësh një herë pa të flesh se mbushet shumë keq,” thotë banori.

Në zonë nuk gjendet as tabela orientuese për t’u informuar mbi afatin e punimeve.

Siç duket strategjia e investimeve të kryebashkiakut të Elbasanit do të jetë direkt e lidhur me fushatën elektorale të PS, duke i zvarritur ndërhyrjet e vogla në pranë të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Ora news