Elbasan: Rrugët e pashtruara e gropa me ujë të lagjes “5 Maji”

0
235

Banorët e lagjes 5 maji në qytetin e Elbasanit, edhe pse pak kilometra nga qendra e qytetit, vuajnë mungesën e investimeve në infrastrukturë.

Banorët janë shprehur se Bashkia e Elbasanit nuk është kujtuar për këtë lagje, ndërsa apelojnë për ndërhyrje urgjente në prag të sezonit të reshjeve
.

Vetëm 2.5 km nga qendra e qytetit të Elbasanit dhe rrugët janë në gjëndje të mjerueshme.

Rruga “Theofan Popa” në lagjen “5 Maji” është e pashtruar, me gropa dhe me mbeturina.

Në ditët me shi detyrohemi të veshim çizmet dhe fëmijët ti mbajnë në krahë. E gjithë rruga bëhet me gropa plot me ujë” thotë një banore e lagjes.

Ndërsa një segment të rrugës banorët janë munduar ta sheshojnë me paratë e tyre.

Ora news