Elbasan/ Shkaktoi aksident në aksin Elbasan-Peqin, arrestohet shoferi

0
2

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. T., 61 vjeç, banues në Peqin, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Shezë-Peqin”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin F. T., 59 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi F. T. dhe pasagjerja në motomjet, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. H., 36 vjeç, banues në Peqin, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. B., 38 vjeç, D. B., 41 vjeç dhe Y. D., 49 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.